Osmani: Kosova qëndron fuqishëm krah SHBA-së kundër regjimit narkoterrorist e tiranik të Maduros
Kosova qëndron fuqishëm përkrah Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit Donald Trump në mbështetje të veprimeve të tyre kundër regjimit narkoterrorist të Venezuelës, tha presidentja Vjosa Osmani në një postim në X.
Ajo tha se Presidenti Trump qëndroi përkrah popullit të Venezuelës dhe u përball me shtetin narkotik të Maduros — duke mbrojtur Amerikën dhe pjesën tjetër të botës nga kartelët dhe krimi i organizuar.
“Kështu duket forca dhe lidershipi amerikan”, tha Osmani.
Ajo shtoi se populli venezuelian meriton liri, demokraci dhe një të ardhme të qeverisur nga ligji, jo nga frika.
“Narkoterrorizmi dhe sundimi autoritar kërcënojnë paqen shumë përtej kufijve kombëtarë”.
“Kosova e kupton ndikimin e vendosmërisë amerikane — vetë çlirimi ynë është vetë një dëshmi e saj. Në një moment kur SHBA po përballet me tiraninë në Venezuelë, ne të gjithë duhet ta forcojmë këtë qëndrim, sepse komuniteti transatlantik është më i fortë kur është i bashkuar pas udhëheqjes amerikane dhe vlerave të përbashkëta. Kur Amerika udhëheq, ne qëndrojmë krenarisht së bashku — sepse liria jonë kolektive varet nga kjo”.
Kosovo stands firmly with the United States and President @realDonaldTrump in support of its actions against Venezuela’s narco-terror regime.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) January 3, 2026
President Trump stood with the people of Venezuela and stood up to Maduro’s narco-state — protecting America and the rest of the world…

