75 Mall Live Search
12:47 / E Mërkurë, 07 Janar 2026 / H F

Osmani: Krishtlindja ortodokse, festë që afron zemrat dhe sjell shpresë

Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e Krishtlindjes ortodokse, duke iu drejtuar të gjithë qytetarëve të besimit ortodoks.

Ajo uroi që kjo festë të shërbejë si burim paqeje, harmonie dhe dashurie në çdo familje, duke afruar zemrat, forcuar mirëkuptimin dhe sjellë shpresë për ditë më të mira, transmeton IndeksOnline.

“Për të gjithë qytetarët e besimit ortodoks qoftë kjo festë një burim paqeje, harmonie dhe dashurie në çdo familje, duke afruar zemrat, forcuar mirëkuptimin dhe sjellë shpresë për ditë më të mira. Uroj shëndet dhe begati për secilën shtëpi! Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen ortodokse!”, thuhet në urimin e Osmanit.