75 Mall Live Search
19:37 / E Mërkurë, 10 Dhjetor 2025 / Z S

Osmani: Kujtesa kolektive, mbrojtja e së vërtetës, si dhe nderimi për ata që i humbëm në luftë, janë rruga jonë drejt drejtësisë

Kujtesa kolektive, mbrojtja e së vërtetës, si dhe nderimi për ata që i humbëm në luftë, janë rruga jonë drejt drejtësisë.

Kështu ka deklaruar presidentja e vendit, Vjosa Osmani në Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Postimi i plotë:

Kujtesa kolektive, mbrojtja e së vërtetës, si dhe nderimi për ata që i humbëm në luftë, janë rruga jonë drejt drejtësisë.

Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, nëpërmjet ekspozitës “E vërteta, kujtesa, drejtësia” e organizuar nga Presidenca nëpërmjet Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, në bashkëpunim me Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, kujtuam të gjithë ata që u vranë e vuajtën në luftë, si dhe dhimbjen me të cilën jetojnë secila nënë, secili baba, secili fëmijë, e secili i mbijetuar i luftës.

Ekspozita e sotme rikonfirmoi detyrimin tonë të përbashkët për ta mbrojtur të vërtetën, për ta forcuar kujtesën kolektive dhe për të kërkuar drejtësi parreshtur./Indeksonline/