75 Mall Live Search
13:57 / E Hënë, 25 Gusht 2025 / LB

Osmani kujton komandant Ismet Jasharin– Kumanova, në 27-vjetorin e rënies

Në 27-vjetorin e rënies heroike, kujtojmë me nderim dhe krenari,  komandant Ismet Jashari– Kumanova, njërin ndër figurat më emblematike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ra në altarin e lirisë si komandant i pathyeshëm, duke u bërë frymëzim për brezat dhe simbol i sakrificës për liri.

Në këtë ditë, nderojmë gjithashtu edhe të gjithë dëshmorët e Brigadës 121 të Zonës Operative të Pashtrikut, të cilët me gjakun e tyre shkruan faqet më të lavdishme të historisë sonë.

Lavdi e përjetshme!