Osmani kujton Masakrën e Korishës: Plagët e mizorive si kjo, na sjellin në vëmendje çmimin e lartë të lirisë

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar 25-vjetorin e Masakrës së Korishës. Osmani ka thënë se plagët e mizorive si ajo në Korishë sjellin në vëmendje çmimin e lartë të lirisë. Ndërsa ka thënë se angazhimi për drejtësi nuk do të ndalojë asnjëherë.
“25-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal serb vranë 77 gra, burra, pleq, në mesin e cilëve 14 fëmijë nga fshatrat: Korishë, Budakovë, Bllacë, Reshtan, Mushtisht dhe Grejkoc. Barbaria e regjimit kriminal u manifestua ndaj të gjithë shqiptarëve pa dallim moshe, ngase i vetmi qëllim ishte shfarosja. Plagët e mizorive sikurse kjo në Korishë, na sjellin në vëmendje çmimin e lartë të lirisë, ndaj angazhimi për drejtësi nuk do të ndalojë asnjëherë.Qoftë i përhershëm kujtimi dhe nderimi për të gjithë të rënët për liri”, ka shkruar Osmani në Facebook.