75 Mall Live Search
18:53 / E Mërkurë, 19 Qershor 2024 / LB

Osmani kujton Nekibe Kelmendin: Vazhdon të na frymëzojë dhe udhëheqë

Në trembëdhjetë vjetorin e ndarjes nga jeta të Nekibe Kelmendit, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka kujtuar të ndjerën me fjalë të mëdha duke thënë se vepra e saj “vazhdon të na frymëzojë dhe udhëheqë”.

Sot në 13-vjetorin e ndarjes nga jeta, kujtojmë me respekt bashkëpunëtoren e presidentit historik dr. Ibrahim Rugova, gruan stoike, avokaten, aktivisten politike dhe ish-ministren Nekibe Kelmendi, trashëgimia e së cilës vazhdon të na frymëzojë dhe udhëheqë”.

Një jetë të tërë ia kushtoi profesionit të avokates dhe angazhimit politik për Kosovën e lirë dhe të pavarur, duke i bërë ballë vrasjes së burrit dhe dy djemve të saj nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit”, ka thënë Osmani.