Osmani: Kur politika ulet pranë qytetarëve, lind dialogu i vërtetë
Në Lipjan është zhvilluar një tjetër takim i iniciativës “Hajde Folim”.
Kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, tha se komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarët mbetet thelbësor për ndërtimin e besimit mes politikës dhe shoqërisë.
Osmani ka shkruar se kur politika del nga sallat, studiot dhe rrjetet sociale dhe ulet pranë qytetarëve, krijohet një hapësirë për bisedë të sinqertë.
Postimi i plotë:
Lipjani sot na dha edhe një dëshmi të bukur.
Kur politika del nga sallat, studiot e rrjetet sociale dhe ulet pranë njerëzve, lind diçka e domosdoshme: biseda e sinqertë.
Në “Hajde Folim”, nuk ka pyetje të parapërgatitura e as duartrokitje protokolare. Ka qytetarë që flasin hapur për jetën e tyre, për brengat, zhgënjimet, por edhe për shpresat që ende i mbajnë gjallë.
Dhe pikërisht kjo shpresë po na jep forcë. Prandaj, në çdo qytet ku do të jemi, ejani. Hajde Folim. Për Kosovën siç është. Dhe për Kosovën siç mund të bëhet.
Faleminderit kryetar kampion Imri Ahmeti! Faleminderit qytetarë të Lipjanit!✌️

