75 Mall Live Search
10:54 / E Shtunë, 15 Janar 2022 / A. M.

Osmani, Kurti dhe Konjufca tek vendi ku kriminelët serbë masakruan shqiptarët e Reçakut

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri, Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca kanë bërë homazhe në Kompleksin memorial të Reçakut.

Pas homazheve, krerët e shtetit shkuan tek vendi i krimit, që kriminelët serbë kryen masakrën më 15 janar 1999.

Paralamiitarët kishin bërë masakër makabre në popullatën civile, ku u vranë dhe masakruan 45 shqiptarë.

Kjo masakër ishte organizuar dhe u krye nga forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe. Serbia refuzon të ketë kryer masakër.

Kujtojmë se një ditë pas kryerjes së masakrës, Ëilliam Ëalker, ambasadori i OSBE-së në Kosovë, vizitoi vendin e ngjarjes u tmerrua nga kufomat e masakruara.

Ai deklaroi “Nga ajo që pashë nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit. Kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time.”