10:59 / E Hënë, 22 Qershor 2020 / indeksADMonline

Osmani lidhet “live” nga vetura, tregon se pse po nis vizita nëpër komuna!

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani po e viziton sot Komunën e Obiliqit.

Osmani tha se sot po i nisin vizitat e quajtura si të “gjelbra”, të cilat kanë për qëllim ambientin.

Vjosa Osmani tha se këto vizita po i nisin nga Obiliqi, për shkak se kjo komunë është ndër më të afektuarat, ku janë dy termocentralet: Kosova A dhe Kosova B.

“Do të takohemi bashkë me kryetarin e komunës, deputetët e kësaj ane si dhe qytetarët për të diskutuar lidhur me rëndësinë që ka ambienti, sidomos këto ditë që e kemi kuptuar se ambienti i mirë nënkupton shëndet i mirë. Dhe në këtë pandemi e dimë se s’ka asgjë më të rëndësishme se shëndeti”, tha Osmani, shkruan Indeksonline.

Ajo po ashtu tha se i mirëpresin komentet dhe propozimet se ku duhet të jetë vizita e radhës dhe se sipas saj të flasësh për ambientin është mjaft e rëndësishme.

“Numri i vdekjeve nga ambienti i ndotur është rritur, prandaj duhet të konsiderojmë si prioritet dhe këtë po e bëjmë duke nisur nga vizitat e gjelbra”, shtoi Osmani./Indeksonline/