75 Mall Live Search
13:21 / E Hënë, 18 Mars 2024 / k.v

Osmani: Lipjani komuna më dinamike, aty operojnë mbi 2 mijë e 500 biznese

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, para së të arrijë në Lipjan ka publikuar një video në profilin e saj në ‘Facebook’.

E para e vendit tha se Lipjani është komuna më dinamike sa i përket zhvillimit ekonomik dhe atje operojnë mbi 2 mijë e 500 biznese.

Presidentja pritet të takohet me kryetarin e kësaj komune, Imri Ahmeti, me të cilin do të ketë edhe deklarim për media. Ajo ka lavdëruar kreun e komunës për punën që po bën ai atje. Osmani do të takojë gra dhe të rinj, komunitete joshumicë dhe biznese të Lipjanit.