75 Mall Live Search
09:41 / E Enjte, 11 Qershor 2020 / indeksADMonline

Osmani: Liria si edhe historia kërkon sakrificë, lavdi e përjetshme atyre, që e bënë të mundur lirinë!

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 21-vjetorin e çlirimit të Prishtinës.

Osmani tha se kjo datë shënon fillimin e lirisë për vendin tonë, ku me mbështetjen e forcave të Aleancës Veriatlantike, pas 78 ditë bombardimesh, forcat e ushtrisë jugosllave dhe policisë serbe u detyruan të tërhiqeshin, transmeton Indeksonline.

Osmani shtoi se liria si edhe historia kërkon sakrificë.

Postimi i plotë:

Kryeqyteti i Republikës së Kosovës, Prishtina, sot shënon 21 vjetorin e çlirimit. Kjo datë shënon fillimin e lirisë për vendin tonë, kur me mbështetjen e forcave të Aleancës Veri-Atlantike, pas 78 ditë bombardimesh, forcat e ushtrisë jugosllave dhe policisë serbe u detyruan të tërhiqen.

Liria sikurse edhe historia kërkon sakrifica. Në altarin e saj u radhitën shumë dëshmorë që Prishtina dhe Kosova të jetë e lirë.

Lavdi e përjetshme atyre që e bënë të mundur lirinë!