75 Mall Live Search
12:48 / E Diele, 08 Mars 2020 / indeksADMonline

Osmani: Majlinda e Distria e dëshmojnë shkëlqimin e grave në fushën e sportit

Me rastin e shënimit të 8 marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur konferencë me temë “Fuqizimi i gruas në institucione dhe roli i saj në zhvillimin e shtetit”, ku u kërkua mbështetja dhe fuqizimi më i madh i grave, pasi me përfaqësimin adekuat të tyre, institucionet do të jenë më të fuqishme.

Në mesin e shumë grave të dy institucioneve të sigurisë ishte dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila tha se nuk ka profesion në të cilat gratë nuk mund të shkëlqejnë.

“ Nuk ka profesion në të cilin gratë nuk mundet të shkëlqejnë, ju e dëshmoni atë në fushën e sigurisë, vajzat tjera, si Majlinda, Distria e dëshmojnë në fushën e sportit dhe në shkenca të tjera në të cilat për një kohë të gjatë kanë pasur sterotipe. Por çdo ditë e më shumë gratë po munden dhe shkëlqejnë”, tha ajo./IndeksOnline/