75 Mall Live Search
09:34 / E Hënë, 21 Tetor 2024 / Z S

Osmani mban takim më Kongresistin Ritchie Torres, flasin për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me Kongresistin Ritchie Torres.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook.

“Në New York kishim një diskutim përmbajtësor me Kongresistin Ritchie Torres për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon. Mirënjohës për mbështetjen e tij të palëkundur për Kosovën dhe për forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve tona me Shtetet e Bashkuara’’, ka thënë Osmani.

Më tej Osmani falënderon mërgatën për organizimin dhe që sipas saj vazhdon të luajë një rol kyç në kultivimin dhe fuqizimin e vazhdueshëm të kësaj aleance./Indeksonline/