Osmani: Mbetet domosdoshmëri që Kosova të anëtarësohet në Interpol

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova duhet që sa më shpejt të anëtarësohet në Interpol.
Në ceremoninë kryesore për shënimin e 26 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, Osmani ka theksuar se zyrtarët policorë janë profesionistë dhe e kanë vendin përkrah policive profesionale.
“Policët tanë janë të gatshëm që krahas garantimit të sigurisë brenda vendit, të kontribuojnë edhe në misione ndërkombëtare të sigurisë, duke e vendosur kështu Kosovën në hartën e partneritetit global”.
“Për këtë arsye mbetet domosdoshmëri që Kosova të anëtarësohet në Interpol dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare. Sepse aty e ka vendin Policia jonë, në mesin e policive profesionale që mbrojnë paqen, rendin dhe sigurinë kudo në botë”, ka thënë Osmani.