17:24 / E Mërkurë, 24 Prill 2024 / LB

Osmani me ambasadorin gjermani diskutojnë për zhvillimet aktuale dhe sigurinë në vend

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Jörn Rohde.

Në takim, Presidentja Osmani dhe ambasadori Rohde diskutuan për zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë në vend.

Presidentja Osmani, ndër të tjera theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, i cili krijon mundësi të mbrojtjes së të drejtave të të gjithë qytetarëve tanë pa dallim. Në këtë kontekst ka falënderuar ambasadorin Rohde për mbështetjen e Gjermanisë në procesin e votimit në Asamblenë Parlamentare.

Të dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe për intensifikimin e bashkëpunimit, ndërmjet të dy shteteve.

Presidentja Osmani, e cilësoi Gjermaninë si aleate strategjike dhe mbështetëse të fuqishme e Kosovës në rrugën euroatlantike.