Osmani me bashkëshortin morën pjesë në Ballon e Marinsave amerikanë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mbrëmë mori pjesë në Ballon e Marinsave amerikanë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë e para e shtetit përmes një postimi me disa fotografi nga mbrëmja.
“Mbrëmë në Ballon e Marinsave amerikanë, një traditë tashmë e vendosur në 249 vjet që U.S.Marine feston ditën e themelimit dhe përkujton të gjithë ata që dhanë jetën e sakrifikuan për liri e paqe kudo në botë”, ka shkruar Osmani në Facebook.