75 Mall Live Search
12:53 / E Mërkurë, 13 Maj 2020 / indeksADMonline

Osmani: Me mësimin online, MASHT-i siguroi një të drejtë themelore të njeriut gjatë pandemisë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami. Temë diskutimi ishte mësimi në distancë dhe ndryshimet legjislative të nevojshme për sistemin arsimor.

Ministrja Bajrami tha se në këtë takim e kanë njoftuar kryeparlamentaren Osmani për mësimin në distancë dhe për sfidat në mungesë të legjislacioneve që janë të vjetra dhe që duhet të bëhet ndryshimi i tyre.

Sipas saj aktualisht në shkollën “Emin Duraku” në Prizren janë duke u bërë xhirimet edhe për nxënësit nga komuniteti boshnjak dhe turk, ndërsa në MASHTI po bëhen përgatitjet për testin e Maturës dhe atë të Arritshmërisë.

“Ne jemi pothuajse në proces tëpërefundimit të prodhimit të videoxhirimeve në gjuhën boshnjake dhe turke. Kryeparlamentarja sot do të shkojë të vizitoi shkollën ‘Emin Duraku’, që besoj është vizitë e qëlluar sepse edhe komuniteti turk dhe boshnjak atje edhe mësimdhënësit dhe gjithë ata që janë të anagazhuar në proces po bëjnë një punë të mrekullueshme. Ndërkohë, që ne këtu në ministri po përgatitemi dhe po punojmë me post produksion dhe xhirime të produkteve dhe për organizimin e testit të maturës dhe testit të arritshmërisë. Biseduam gjithashtu edhe për sfidat që MASHT-i dhe sektori i arsimit në përgjithsëi ka në mungesë të legjislacionit. Kemi ligje të cilat me të vërtetë janë të vjetra dhe nuk i përshtaten kohës dhe rrethanave dhe morën përkrahjen e kryeparlamentares për çdo iniciativë ligjore të MASHT-it do mbështetet nga Parlamenti i Kosovës”, theksoi ajo.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani lavdëroi zyrtarët e kësaj ministrie për punën që e kanë bërë në këtë kohë pandemie për organizimin e mësimit në distancë.

Sipas saj të gjithë deputetë e Kuvendit të Kosovës duhet të jenë në krye të detyrës dhe në shërbim të arsimit në Kosovë.

Osmani apeloi për më shumë higjienë nëpër shkolla dhe rritje të cilësisë në arsim.

“Në rrethana tejet të rënda kanë arritur që në një kohë shumë të shkurt ta organizojnë mësimin online në mënyrë që secili nxënës dhe student në Kosovë të ketë qasje në arsim si një nga të drejtat dhe lirit . Kemi diskutuar për të gjitha sfidat me të cilat ballafaqohet sistemi i arsimit dhe në veçanti për nevojat që të ndryshoi legjislacioni. Si Kuvend duhet të jemi në krye të detyrës secili nga 120 deputetët që janë ta vendosin interesin e nxënësve dhe studentëve por edhe interesin shtetëror mbi të tjerat sa i përket arsimit, sepse çka do që shpenzohet në arsim nuk ë duhet të quhet shpenzim sepse është investim afatgjatë në mirëqenien e shoqërisë sonë“, tha ajo.