23:53 / E Diele, 06 Tetor 2019 / indeksADMonline

Osmani: Më në fund opozita, i qoj në opozitë partitë që kanë keqqeverisur me Kosovën

Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani është deklaruar para mediave lidhur me zgjedhjet e parakohshme të cilat u zhvilluan sot anembanë vendit.

Osmani deklaroi se për një muaj rreth i është dhënë përkrahje e pafund dhe në këtë mënyrë patën mundësinë që brenda një muaji të ngrisin partinë.

“Besoj se pajtoheni që sonte nuk mund të nxjerrim rezultate pasi duhet të presim deri në votën e fundit dhe sigurisht se do të përcaktohet nga votat me kusht dhe të diasporës. Ju ftoj që deri nesër në përfundim të votave të kemi një rezultat përfundimtar dhe do të mund të dalim me deklarata më të qarta. Do të presim rezultatin final sepse e keni parë se sa më shumë vota që numëroheshin herë dilke LDK herë VV. Është e domosdoshme që të pritet numërimi i votave me kusht dhe atyre të diasporës. Natyrisht se në fund do ta pranojmë dhe respektojmë në tërësi vullnetin e sovranit. Njëherë duhet të presim shpalljen e fituesit. Vetëm kur të numërohet edhe vota e fundit atëherë mund të flasim për koalicionin. E kemi bërë të qartë se në asnjë mënyrë nuk negociojmë marrëveshje me PDK-në, kurse me partitë tjera mund të flasim”, tha Osmani, transmeton Indeksonline.

Tutje ajo shtoi  se njëherë duhet ë pritet shpallja e fituesit dhe se kur të numërohen edhe vota e fundit atëherë mund të diskutohet për koalicion.

“Në momentin kur zoti Haziri është prononcuar për media kemi pasur një diferencë prej 4% dhe besoj secili prej nesh duhet të respektojë secilën votë përfshirë edhe të mërgatës për t’u shpallur fitues. Më në fund opozita në Kosovë i qoj në opozitë partitë që kanë keqqeverisur në Kosovë. Të presim rezultatin përfundimtar dhe besoj se më pas të dy partitë do të bisedojmë për një koalicion të mundshëm edhe pse nuk dihet se cili do të jetë rezultati përfundimtar i atyre diskutimeve. Ne kemi besim të madh se do të marrim një numër të madh të votave me kusht dhe të mërgatës dhe më pas do të tregojmë edhe një herë rezultatin”, shtoi ajo./Indeksonline/