75 Mall Live Search
18:30 / E Diele, 07 Shtator 2025 / MSH

Osmani merr energji pozitive nga Miradia e Epërme: Me punë të përbashkët do të sjellim ndryshime të mëtutjeshme pozitive

Kandidati për kryetar të Fushë-Kosovës nga radhët e LDK-së, Besnik Osmani, qëndroi sot në Miradi të Epërme, ku u takua me banorët e këtij fshati.

Osmani u mirëprit nga familja Pacolli, me të cilët bisedoi për sukseset dhe sfidat e qeverisjes lokale, shkruan IndeksOnline.

“Më pas, patëm kënaqësinë të takojmë ekipin e futbollit të fshatit, për t’ua uruar suksesin para ndeshjes së ditës – një ekip plot talent, pasion dhe entuziazëm. Ditën e vazhduam me vizitën tek familja Breznica, si dhe duke parë nga afër disa rrugë që kanë nevojë për veprime të menjëhershme” u shpreh Osmani.

Ky është postimi i plotë i tij:

E diela e mrekullueshme në Miradi të Epërme.

Sot u mirëpritëm me bujari nga familja e nderuar Pacolli, ku bashkëbiseduam gjerë e gjatë për sukseset dhe sfidat e qeverisjes lokale. Përkrahjen e kësaj familjeje do ta shndërrojmë në veprime konkrete për të mirën e komunitetit.

Më pas, patëm kënaqësinë të takojmë ekipin e futbollit të fshatit, për t’ua uruar suksesin para ndeshjes së ditës – një ekip plot talent, pasion dhe entuziazëm.

Ditën e vazhduam me vizitën tek familja Breznica, si dhe duke parë nga afër disa rrugë që kanë nevojë për veprime të menjëhershme.

Miradia e Epërme sot na dha energji e besim se me punë të përbashkët do të sjellim ndryshime të mëtutjeshme pozitive.