75 Mall Live Search
22:03 / E Shtunë, 04 Tetor 2025 / BA

Osmani: Mezi presim të forcojmë partneritetin me Luksemburgun

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se mezi pret të forcojë partneritetin mes Kosovës dhe Luksemburgut, që e sheh si një aleat të palëkundur të vendit.

Duke e uruar lartmadhërinë mbretërore, Dukën e Madh Guillaume, në marrjen e fronit të Luksemburgut, Osmani ka thënë se e vlerëson thellësisht edhe miqësinë dhe mbështetjen e Dukës së Madh Henri dhe Dukeshës së Madhe Maria Teresa.

“Urime të përzemërta lartmadhërisë së tij mbretërore, Dukës së Madh Guillaume, për ngjitjen e tij në fronin e Luksemburgut. Mbretërimi i tij le të shënohet nga mençuria, forca dhe prosperiteti për Dukën e Madhe dhe popullin e saj.

Ne gjithashtu e vlerësojmë thellësisht miqësinë dhe mbështetjen e lartmadhërive të tyre mbretërore, Dukës së Madh Henri dhe Dukeshës së Madhe Maria Teresa gjatë viteve. Ne shprehim urimet tona më të ngrohta për të ardhmen dhe shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për miqësinë dhe bashkëpunimin e tyre të qëndrueshëm.

Ne mezi presim të forcojmë më tej partneritetin tonë me Luksemburgun, një aleat të palëkundur të popullit të Kosovës” shkroi Osmani në “X”.