12:49 / E Martë, 04 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Osmani: Miqësia dhe partneriteti me SHBA-në-ekzistenciale për Kosovën

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot takimin e parë zyrtarë në postin e ri të marrë dje.

Osmani takoi ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, transmeton Indeksonline.

Pas këtij takimi, Osmani deklaroi se miqësia dhe partneriteti me SHBA-në janë ekzistenciale për Kosovën.

Postimi i plotë:

Sot kisha nderin, që takimin e parë zyrtar në cilësinë e kryetares së Kuvendit, ta mbajë me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ne Kosovë, z.Philip Kosnett.

Miqësia dhe partneriteti me SHBA-në janë ekzistenciale për Kosovën.