Osmani: Miqësia me Austrinë mbetet një shtyllë e fortë e rrugëtimit tonë evropian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë e miqësisë mes Kosovës dhe Austrisë, duke e cilësuar atë si një shtyllë të fortë në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit evropian.
Gjatë vizitës në Mauthausen për ceremoninë e 80-vjetorit të çlirimit të Kampit të Përqendrimit, Osmani u takua me Presidentin austriak, Alexander Van der Bellen, dhe Zonjën e Parë, Doris Schmidauer.
Gjatë diskutimeve për përkrahjen e vazhdueshme të Austrisë për Kosovën, Osmani theksoi angazhimin e Kosovës për procesin e integrimit euro-atlantik dhe rëndësinë e mbështetjes së Austrisë në çdo fazë të shtetndërtimit të Kosovës./Indeksonline/