75 Mall Live Search
19:46 / E Enjte, 06 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Osmani mirënjohëse për përkrahjen e Scholz dhe Macron për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas takimit që pati me presidentin e Francës, Macron dhe kancelarin Scholz.

Ajo është shprehur mirënjohëse ndaj përkrahjes së tyre për Kosovën dhe angazhimin e tyre për paqe në rajon.

‘’ Mirënjohës presidentit Macron dhe kancelarit Scholz për takimin e sotëm përmbajtësor, për përkrahjen e tyre për Kosovën dhe angazhimin e tyre për paqe dhe stabilitet në rajonin tonë’’, ka shkruar Osmani në Facebook.

Osmani u takua me homologët e saj francez dhe gjerman gjatë vizitës në Pragë, në kuadër të samitit të parë të Komunitetit Politik Evropian.