75 Mall Live Search
21:14 / E Hënë, 09 Mars 2026 / F.R

Osmani: Mirëpres çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese

Presidentja e Kosovës ka folur rreth dekretit të saj për shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës.

Në një intervistë me gazetarin Çim Peka, Osmani ka thënë se vendimin e ka marrë bazuar në Kushtetutën e Kosovës, raporton IndeksOnline.

Sipas saj, pas dështimit të Kuvendit për zgjedhjen e presidentit të ri, mos shpërbërja e Kuvendit do të ishte kundër-kushtetuese.

“Cilido që të jetë vendimi i Gjykatës në fund, për ne është i mirëseardhur. Është normale që institucionet të kenë interpretime të ndryshme. Aspak nuk kam frikë. E tëra që pres është që gjykata të vendosë në përputhje me parimin e integritetit dhe interpretimit të Kushtetutës në mënyrë të lirë”, ka thënë Osmani.  /IndeksOnline/