Osmani mirëpret Peleshin për të forcuar raportet dhe bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri
Mesditën e së hënës, presidentja e vendit Vjosa Osmani, hapi dyert e mikëpritjes për kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi.
Peleshi dhe Osmani, po zhvillojnë takim me dyer të mbyllura, shkruan IndeksOnline.
Kryekuvendari Peleshi, paraprakisht zhvilloi takim me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.
Ndërkaq, në orën 11:50, Peleshi do të pritet në një takim edhe nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

