75 Mall Live Search
14:41 / E Hënë, 18 Mars 2024 / LB

Osmani: Mospajtimet për dinarin është mirë të zgjidhen në Bruksel

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani duke komentuar takimin e nesërm në Bruksel mes Besnik Bislimit nga Kosova dhe Petar Petkoviqit nga Serbia, ka thënë se është mirë të zgjidhen çështjet për të cilat nuk ka pajtim lidhur me dinarin.

Osmani duke e quajtur domosdoshmëri, ka theksuar se çështja ku po haset mospajtim mes Kosovës e ndërkombëtarëve është nevoja për një siguri që ndihma financiare nga Serbia mos të shkoj në duart e personave që i shfrytëzojnë ato para për krim të organizuar.

Më tej, ajo ka njoftuar se për këtë çështje është duke u hartuar një plan që do t’i involvojë institucionet e Republikës se Kosovës përfshirë edhe ato ligjzbatuese.

“Pjesa e dytë ku nuk ka akoma pajtim, ku shpresoj që do të arrijmë shumë shpejt është si duhet të sigurohemi që çdo ndihmë financiare që vjen nga Serbia mos të shkoj në duart e personave që kanë abuzuar, korruptuar e i kanë marr paratë kinse në emër të qytetarëve, por i kanë shfrytëzuar për krim të organizuar. Për këtë pjesë është duke u hartuar një plan që do t’i involvojë institucionet e Republikës se Kosovës përfshirë edhe ato ligjzbatuese. Është e domosdoshme të arrihet pajtim, por më e mira është që të arrihet në Bruksel, pra do të ishte e mirëseardhur që ky pajtim të arrihet atje. Nëse jo është urgjentë që kjo çështje të zgjidhet”, është shprehur ajo në konferencën për media.

Ndërkohë, Osmani ka folur edhe raportet me komunitetin ndërkombëtar, duke u shprehur se për zbatim të plotë të Kushtetutës, Kosovës i duhen në krah aleatët.

“Deri më tani ka pajtim për një pjesë të propozimit, nga ajo që jam e informuar dhe nuk ka pajtim për një pjesë tjetër, pra është shumë pozitive që komuniteti ndërkombëtar në krye me ShBA-të pajtohen që mos të ketë qarkullim të dinarit më në Kosovë, dhe edhe me ndihem e tyre kemi arritur që tash e tutje edhe ato dërgesa, edhe ajo ndihma financiare që vijnë nga Serbia tash e tutje të arrij në euro, e jo dinar. Kjo mendoj që e zgjidh një pjesë të madhe të problemit me të cili jemi ballafaquar në të kaluarën dhe çështja ka qenë si të zbatohet neni 11 i Kushtetutës që kërkon që në Kosovë të ketë vetëm një valutë, e ajo është euro. Për zbatimin e plotë të Kushtetutës, jo vetëm në letër po edhe në praktike neve na duhen aleatët në krah”, shtoi ajo nga konferenca e përbashkët për media me kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.

Ndryshe, prej 1 shkurtit, Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka nisur të zbatojë një rregullore të re, e cila përcakton që euroja është valuta e vetme në përdorim për kryerje të pagesave me para të gatshme