12:34 / E Mërkurë, 09 Dhjetor 2020 / OSH

Osmani: Mospranimi i fajit nga Serbia po e mban peng dialogun – rrëfimi për gjenocidin është i domosdoshëm

Kuvendi ka mbajtur mbajtur një seancë të veçantë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit dhe Nderimit të Viktimave të Krimeve të Gjenocidit.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka kërkuar nga deputetët që përmes një minute heshtjeje të ngrinin zërin për gjenocidin serb.

“Ju ftoj për një minutë heshtje, e nëpërmjet heshtjes sot ta ngremë zërin për gjenocidin serb”.

Sipas saj, Serbia po vazhdon të bëjë krime kur po tenton që t’i fshehë informacionet për të pagjeturit.

“Jemi mbledhur për të folur e për të ngritur zërin lart për të pagjeturit, ata janë të pagjetur të fshehur nga pushteti pasardhës i regjimit. Këta persona nuk janë të pagjetur, por të zhdukur me dhunë”.

“Duam kthimin e tyre pranë familjeve të tyre, dhuna është sistematike, nga vrasja e viktimave deri në fshehjen e tyre e deri në thirrjen e sotme për mosdhënie informacionesh për ta”.