75 Mall Live Search
09:11 / E Shtunë, 01 Nëntor 2025 / F.R

Osmani: Nano ishte një prej figurave të tranzicionit demokratik në Shqipëri

Presidentja Vjosa Osmani i ka shprehur ngushëllime familjes dhe bashkëpunëtorëve për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano.

Përmes një telegrami të ngushëllimit, Osmani ka përshkruar Nanon si njërin prej figurave të tranzicionit demokratik në Shqipëri dhe që luajti rol në transformimin politik pas viteve ’90.

“Si themelues dhe udhëheqës i Partisë Socialiste, Fatos Nano pati rol transformues në drejtimin e saj, duke e shndërruar në një forcë moderne, evropiane dhe të përkushtuar ndaj dialogut politik. Përmes vizionit të tij, ai kontribuoi në ndërtimin e një kulture më paqësore dhe më bashkëpunuese në jetën politike shqiptare”.

“Në këtë ditë të dhimbjes, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Nano, të afërmit, Partinë Socialiste dhe bashkëpunëtorët”, ka thënë Osmani.