Osmani ndan foto krah liderëve të Ballkanit, në takimin e ftuar nga Borelli

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka postuar një foto nga takimi i djeshëm, që është organizuar nga përfaqësuesi i lartë BE-së, Joseb Borell, në selinë në New York.
Osmani ka pozuar krah, kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe liderëve të tjerë të Ballkanit Perëndimor.
“Takimi i djeshëm i organizuar nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në Neë York, për liderët e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Osmani, përcjell IndeksOnline.