Osmani ndan sot Dekorata Presidenciale për personalitete të shquara

Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, sot nga ora 12:00, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në një ceremoni të veçantë do të ndajë Dekorata Presidenciale për personalitete të shquara vendore dhe ndërkombëtare, njoftojnë nga presidenca.
Ceremonia zhvillohet në sallën e Filarmonisë, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.