75 Mall Live Search
12:14 / E Diele, 23 Maj 2021 / OSH

Osmani – ndërkombëtarëve: Mbani shënim, derisa Kosova po stërvitet me Ushtrinë Amerikane, Serbia po bën ushtrime me Rusinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ardhur me një mesazh për autoritetet ndërkombëtare.

Osmani përmes një postimi në Tëitter ka shkruar se përderisa Kosova po stërvitet me Ushtrinë Amerikane, Serbia po bën ushtrime me Rusinë, transmeton Indeksonline.

“Derisa Kosova dhe vendet e tjera në rajon po marrin pjesë në stërvitjet e përbashkëta ushtarake me ushtrinë e SHBA-ve (Defender21), Serbia po forcon ndikimin e Kremlinit dhe po destabilizon rajonin duke organizuar një stërvitje të përbashkët me ushtrinë ruse”, ka shkruar Osmani në postimin e saj./Indeksonline/