75 Mall Live Search
09:12 / E Diele, 24 Mars 2024 / Gj. Sh

Osmani në 25 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Përjetësisht falënderuese

Janë mbushur 25 vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore serbe.

Këtë datë të rëndësishme e kujtoi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani u shpreh përjetësisht falënderuese ndaj NATO-s.

“25 vjet më parë, filloi shpëtimi i Kosovës nga shfarosja. Aleancat duhet t’i ruajmë po aq sa edhe lirinë! Faleminderit përjetësisht NATO!”, tha ajo.