23:18 / E Enjte, 28 Janar 2021 / OSH

Osmani në bashkëbisedim me Canën: “Kur je në Kosovë mendon se gjithë bota sillet rreth Ballkanit”

Kandidatja për Presidente të Kosovës, Vjosa Osmani sot në Instagram ka zhvilluar një bashkëbisedim me kapitenin legjendar të kombëtares se Shqipërisë, Lorik Cana.

Në këtë bashkëbisedim, Cana ka folur në lidhje me rinin e Kosovës dhe sukseset që po arrijnë artistët dhe futbollsitët shqiptarë anembanë botës, transmeton Indeksonline.

Osmani: Do shkoj së shpejti në Gjakovë dhe do shprehë dashninë atje edhe në emër tëndin Kapiten!

Cana: Babai im ka qenë gjeneratë e artë e futbollit bashkë me legjendën, Fadil Vokrri.

Cana: Unë si Lorik po të isha në Kosovë në momentin kyç të rinisë, do ishte e pamundur të zhvilloj karrierën time pavarësisht vullnetit që e kam pasur, ne po investojmë në rininë tonë që e dashurojnë futbollin për t’i ndihmuar ata që ta thyejnë çdo barrier që mundë të kenë gjatë rrugës.

Cana: Kur je në Kosovë mendon se gjithë bota sillet rreth Ballkanit, dhe kur ke RITA ORËN dhe DUA LIPËN ndihesh jashtëzakonisht krenar që je shqiptar, poashtu sukseset e Majlinda Kelmendit dhe gjithë shqiptarëve tjerë që janë ambasadorët më të mirë të shqiptarëve në arenën ndërkombëtare./Indeksonline/