Osmani në Ditën e të Zhdukurve: E vërteta është një dhe e vetme, Serbia ende fle mbi varreza masive të civilëve të pafajshëm

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka përkujtuar të pagjetur në Ditën Ndërkombëtarë të Viktimave të Zhdukur më dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Osmani tha se ata ende mbesin plaga më e thellë e Kosovës.
Ajo gjithashtu theksojë se Serbia po shkel edhe marrëveshjet e arritura, pavarësisht dakordimit të Brukselit, përcjell IndeksOnline.
Postimi i plotë:
Sot është Dita Ndërkombëtare për Përkujtimin e Viktimave të Zhdukur me Dhunë.
Mbi 1600 të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, shumë prej tyre fëmijë, ende mbesin plaga më e thellë e Kosovës. Synim i regjimit gjenocidal të Serbisë ishte shfarosja dhe shkatërrimi i identitetit tonë, i të ardhmes sonë. Duke e mohuar të vërtetën, Serbia po e përsëritë vazhdimisht krimin. Duke mbajtur arkivat e mbyllura, pavarësisht dakordimit të Brukselit që e kërkon të kundërtën, Serbia po shkel edhe marrëveshjet e arritura. E vërteta nuk mund të fshihet prapa propagandës se kinse Serbia qenka pro paqes dhe pro integrimit në BE. E vërteta është një dhe e vetme: në vitin 2024, Serbia ende fle mbi varreza masive të civilëve të pafajshëm.