75 Mall Live Search
22:11 / E Martë, 19 Maj 2026 / B XH

Osmani në Gjilan: Te rinia jeton shpresa e një populli

Kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, bartësja e listës, Vjosa Osmani, gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Gjilan, ku ka zhvilluar takime me të rinjtë e këtij vendi.

Në një postim në Facebook, ish-presidentja thotë se shpresa e një populli jeton te rinia.

“Te rinia jeton shpresa e një populli. E këtë shpresë e motiv na dhanë sot rinia e Gjilanit”, tha Osmani.

Në këtë takim, i pranishëm ishte edhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.