75 Mall Live Search
18:01 / E Premte, 12 Maj 2023 / A. M.

Osmani në Harvard: Flamuri i Kosovës valon krah atij të Amerikës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka vizituar këtë të premte Universitetin e Harvardit.

Osmani thotë se flamuri i Amerikës dhe ai i Kosovës valonin krah njëri-tjetrit si shenjë e konfirmim i parnteriteti mes dy vendeve.

“Gjatë vizitës në Universitetin e Harvardit, flamuri i Republikës së Kosovës valonte krenar pranë atij amerikan, si shenjë konfirmimi e partneritetit të veçantë ndërmjet dy vendeve tona”, ka shkruar Osmani krahas fotografisë së postuar në Facebook.