75 Mall Live Search
00:03 / E Mërkurë, 27 Korrik 2022 / OSH

Osmani: Në miqësi të përhershme me SHBA-të

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka pritur sot në takim presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurtin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas takimit, presidentja Osmani ka thënë se Kosova do të jetë në miqësi të përhershme me SHBA-të.

Ajo ka shpërndarë një fotografi në rrjetin social “Facebook” me Blinken dhe Kurtin.

“Në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 🇽🇰🤝🇺🇸”, shkroi ajo./IndeksOnline/