Osmani në Osaka: Kosova, një demokraci që shikon drejt së ardhmes

Vjosa Osmani ka mbajtur fjalimin kryesor në emër të Republikës së Kosovës, në ceremoninë zyrtare të Ditës së Kosovës në EXPO 2025, në Osaka, Japoni.
Në fjalimin e saj, Kosova është një demokraci që shikon drejt të ardhmes, e udhëhequr nga sundimi i ligjit, me një brez të ri vizionar dhe e përkushtuar thellësisht ndaj vlerave euro-atlantike.
Duke folur për raportet e shkëlqyera me Japoninë, Osmani u shpreh se mbështetja e vazhdueshme e Japonisë për popullin tonë, sidomos pas luftës dhe gjatë fazave të ndryshme të rindërtimit, nuk do të harrohet kurrë./Indeksonline/