75 Mall Live Search
16:27 / E Premte, 11 Korrik 2025 / MSH

Osmani: Në rrugën e Kosovës drejt institucioneve euroatlantike, mbështetja e partnerëve dhe aleatëve është jetike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Washington D.C., ka marrë pjesë në një tryezë diskutimi me diplomatë dhe ekspertë në Atlantic Council.

Në këtë tryezë pati diplomatë dhe ekspertë, me të cilët Osmani diskutoi lidhur me synimet strategjike të politikës së jashtme të Kosovës.

“Gjatë vizitës në Washington D.C., kishim një tryezë diskutimi me diplomatë dhe ekspertë lidhur me synimet strategjike të politikës së jashtme të Kosovës, përfshirë anëtarësimin në NATO, si dhe përkushtimin për forcimin e aleancës sonë me Shtetet e Bashkuara.

Në rrugën e Kosovës drejt institucioneve euroatlantike, mbështetja e partnerëve e aleatëve tanë është jetike” shkroi Osmani në facebook.