75 Mall Live Search
10:29 / E Enjte, 03 Nëntor 2022 / k.v

Osmani në spital privat, Thaçi ishte operuar në QKUK

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është shtrirë mbrëmë në njërin prej spitaleve private në Kosovë për të kryer një intervenim kirurgjik, i cili sipas kirurgëve të QKUK-së, operacioni për heqjen e tëmthit është një procedurë rutinë që kryhet në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale që nga viti 1999 me përqindje të suksesit 99.9 për qind.

18 kirurgë kanë reaguar duke shprehur indinjatën e tyre për anashkalimin e institucionit publik, në këtë rast Klinikës së Kirurgjisë Abdominale në QKUK, nga Presidentja Osmani.

Për këtë rast ka reaguar edhe këshilltari i ish presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, i cili ka publikuar një fotografi ku në prill të vitit 2020, Thaçi i ishte nënshtruar një operacioni në QKUK.

Thaçi ishte shtrirë në Klinikën e Urologjisë në QKUK, pas një problemi shëndetësorë q kishte me gurët në veshkë.