75 Mall Live Search
15:39 / E Martë, 23 Shkurt 2021 / AR

Osmani në takim me ambasadoren e Francës, mësohet se çka diskutuan

U.d. Presidentja Vjosa Osmani Sadriu priti sot në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine BUTEL.

Me këtë rast, Ambasadorja e Francës e uroi u.d. Presidenten Osmani për fitoren në zgjedhjet parlamentare duke theksuar që mbi të gjitha kjo është një fitore për qytetarët e Kosovës.

U.d. Presidentja Osmani e falënderoi përzemërsisht Ambasadoren Butel për përkrahjen e vazhdueshme të Francës dhe për urimet e Presidentit Macron për 13 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Ajo theksoi që pas përmbylljes së suksesshme të procesit elektoral, fokusi kryesor do të jetë konstituimi i institucioneve të reja në vend të cilat duhet të jenë në pajtim të plotë me vullnetin e shprehur të popullit.

Tutje në takim u diskutua për rëndësinë e koordinimit ndërinstitucional, bashkëpunimit dhe konsistencës në qeverisjen e ardhshme.