75 Mall Live Search
19:57 / E Mërkurë, 26 Mars 2025 / Z S

Osmani në takim me ambasadorët e vendeve të BE-së: Të largohen masat e padrejta ndaj Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot ambasadorët e vendeve të BE-së.

Pas takimit, Osmani u shpreh se ka theksuar urgjencën e largimit të masave ndaj Kosovës, që sipas saj po dëmtojnë qytetarët.

”Sot në takim me ambasadorët e vendeve të BE-së, theksova urgjencën e largimit të masave të padrejta ndaj Kosovës, që dëmtojnë qytetarët tanë dhe cenojnë vet parimet e BE-së. Poashtu diskutuam për hapat drejt konstituimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit si dhe për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE”, ka shkruar Osmani.

May be an image of 9 people

Kosova mbetet e palëkundur në rrugëtimin e saj evropian dhe e përkushtuar për bashkëpunim me qëllim të avancimit në këtë rrugëtim, ka shtuar ajo./Indeksonline/