Osmani në Tiranë: BE-ja po e bllokon Kosovën, reformat tona nuk vlerësohen

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në një prononcim për mediat, para takimit të Komunitetit Politik Evropian, ndërsa ka vlerësuar Shqipërinë për organizimin e Samitit evropian, është shprehur e pakënaqur me sjelljen e BE-së ndaj Kosovës.
Osmani tha se BE-ja po e bllokon Kosovën në procesin e integrimit evropian, duke mos vlerësuar punën e qeverisë dhe reformat e realizuara.
“Uroj Shqipërinë dhe Ramën për organizimin e samitit! Është e rëndësishme që në fund të samitit të dalim me plan konkret se si do të ecin shtetet tona në rrugën drejt BE-së.
Kosova e ka politikën e jashtme 100 për qind të linjëzuar me atë të BE-së, e njëjta dhe për politikat e sigurisë. Fatkeqësisht ka një bllokadë totale nga BE-ja dhe reformat tona nuk vlerësohen, as puna jonë nuk vlerësohet”, tha Osmani.