75 Mall Live Search
09:39 / E Martë, 06 Dhjetor 2022 / AR

Osmani në Tiranë: BE-ja të veprojë, sidomos kur bëhet fjalë për liberalizimin e vizave për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbërritur në Tiranë në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Ajo shprehet e lumtur që gjendet atje derisa thekson se “BE-ja duhet të lëvizë nga fjalët në vepra sidomos kur bëhet fjalë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Siç e dini, Kosova do të paraqesë në fund të këtij viti aplikimin për anëtarësim në BE”, raporton Indeksonline.

“Shpresoj në mbështetjen e anëtarëve të Bashkimit Evropian”, thotë tutje ajo.