75 Mall Live Search
14:12 / E Mërkurë, 21 Maj 2025 / MSH

Osmani, në Zvicër: Bashkë po e shkruajmë kapitullin e ri të historisë së partneritetit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Zvicër.

Atje, Osmani u prit me nderime të larta shtetërore nga homologia e saj, Karin Keller-Sutter, shkruan IndeksOnline.

Osmani e falënderoi presidenten zvicerane për pritjen e ngrohtë, shoqërinë dhe nderimin e bërë.

“Kjo vizitë e parë shtetërore në Zvicër, që fillon në Lohn Manor, është një dëshmi se së bashku, dy vendet tona po shkruajnë një kapitull të ri – një kapitull të ndërtuar mbi vlera të përbashkëta, respekt të ndërsjellë dhe një vizion të përbashkët për të ardhmen e popujve tanë”, shkroi Osmani.