75 Mall Live Search
18:08 / E Enjte, 16 Dhjetor 2021 / MSH

Osmani nesër u adresohet deputetëve të Kuvendit/ Buxheti shqyrtohet për herë të dytë

Nesër në Kuvendin e Republikës së Kosovës do të jetë prezent edhe presidentja Vjosa Osmani.

Presidentja Osmani do të marrë pjesë në seancë rreth orës 10:00, për t’iu adresuar deputetëve të Kuvendit.

Në seancën e Kuvendit gjithashtu do të shqyrtohet për herë të dytë Projektiligji mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022.

Në rend të ditës po ashtu janë pikat e papërfunduara nga seancat e 25 e 26 nëntorit dhe 6 dhjetorit: shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-067 për inspektimet; shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-065 për Produktet Biocide; shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2020.