75 Mall Live Search
17:40 / E Martë, 22 Dhjetor 2020 / k.v

Osmani nesër vijon takimet me përfaqësuesit e partive, zbardhet agjenda

Pas njoftimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendimin e saj nr. KO 95/20, u.d. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani filloi sot konsultimet me partitë politike.

Ajo ka takuar fillimisht liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, pastaj përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të Partisë Demokratike të Kosovës dhe në fund të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ndërsa nesër u.d Presidentja Osmani do të vijojë takimet me përfaqësuesit e subjekteve të tjera politike.

IndeksOnline ka mësuar se takimi i Vjosa Osmanit për përfaqësuesit e Nisma-AKR do të nis në orën 11:00, ndërsa me Grupin 6+ në orën 12:00 dhe në fund do t’i takojë përfaqësuesit e Listës Serbe, në orën 13:00./IndeksOnline/