Osmani nga Shkodra: Festat e nëntorit janë të veçanta pavarësisht situatave politike
Presidentja Vjosa Osmani është deklaruar nga Shkodra për situatën politike në vend, ku po qëndron për një vizitë zyrtare për 28 Nëntorin.
Ajo ka thënë se pavarësisht situatës politike, festat e nëntorit mbeten të veçanta.
Osmani ka thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme janë normale në një vend demokratik e se pret që menjëherë pas tyre, vendi të ketë një Qeveri.
“Festat e nëntorit janë të veçanta, pavarësisht situatave politike. Përgatitjet për zgjedhje të jashtëzakonshme janë normale në një vend demokratik. Kosova ka demokraci elektorale jashtëzakonisht të fortë dhe besoj se edhe këto zgjedhje do të shkojnë mirë. Shpresa ime është që menjëherë pas zgjedhjeve të kemi një qeveri. Natyrisht, kjo nuk e ndal festën e 29 nëntorit, ka deklaruar Presidentja./Indeksonline/

