75 Mall Live Search
15:36 / E Martë, 08 Tetor 2024 / mp

Osmani nga Tivati: Kosova vazhdon të jetë e përkushtuar për bashkëpunim rajonal

Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar homologët e Malit të Zi, Kroacisë dhe Sllovenisë.

Në një postim në Facebook, ajo ka deklaruar se Milatoviq, Pirc-Musar dhe Milanoviq dhanë mirëseardhjen e tyre në takimin e liderëve të procesit Bërdo-Brione në Tivat, ku patën mundësinë ta diskutojmë vizionin  për të ardhmen e rajonit.

“Kosova vazhdon të jetë e përkushtuar për bashkëpunim rajonal, të bazuar në fqinjësi të mirë, gjithëpërfshirje dhe qëllimin e përbashkët për integrim në institucionet euroatlantike”, ka thënë Osmani.