Osmani ngushëllon familjen e Rrahim Latifit, pas vdekjes se tij në Ujman

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngushëlluar familjen Latifi, pas vdekjes së Rrahim Latifit.
Rrahimi, bashkatdhetar yni në Suedi, vdiq pasi u hodh nga ura liqenin e Ujmanit, shkruan IndeksOnline.
Incidenti ndodhi të dielën, teksa trupi i pajetë i tij u gjet dje, nga angazhimi i përbashkët i FSK-së, KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.
“Rrahimi u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme, duke lënë pas dhimbje të madhe për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.
Humbja e jetës së një të riu është gjithmonë e rëndë, por edhe më e dhimbshme kur ndodh në rrethana të tilla” është shprehur Osmani, në letrën e saj ngushëlluese.
Ky është telegrami i plotë:
Presidentja Osmani ngushëllon familjen Latifi për ndarjen tragjike nga jeta të Rrahim Latifit
E nderuar Familja Latifi,
Me dhembje të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të më të dashurit tuaj, Rrahim Latifi.
Rrahimi u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme, duke lënë pas dhimbje të madhe për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.
Humbja e jetës së një të riu është gjithmonë e rëndë, por edhe më e dhimbshme kur ndodh në rrethana të tilla.
Në këto çaste dhimbjeje, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe lutjet për forcë e durim për ta përballuar këtë humbje të pazëvendësueshme.